“Urimi” i Zylfije Haklajt për 74-vjetorin e Sali Berishës: Uroj të jetojë aq sa t’i kërkojë Zotit me ja marrë jetën, dhe përsëri të jetojë

Lajme

“Urimi” i Zylfije Haklajt për 74-vjetorin e Sali Berishës: Uroj të jetojë aq sa t’i kërkojë Zotit me ja marrë jetën, dhe përsëri të jetojë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:36
Sali Berisha

Motra e vëllezërve Haklaj, Zylfije, ka një mesazh për Sali Berishën, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.

“Gjithashtu edhe une i bashkohem urimit tuaj, por ne nje menyre tjeter.

Uroje qe tradhtari i popullit te jetoje deri sa te paguej ate qe i ka bere popullit.

Te shohe aq sa ti kerkoje Zotit me ja marre jeten dhe perseri te jetoje”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ish-mësuesja e fizikës të vitit 2002 mori pseudonimin “Shota e Haklajve”, pasi ajo akuzohet se kreu një vrasje në mes te Bajram Currit për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllezërve të saj.

Për këtë krim ajo vazhdon të jetë në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli, por shteti suedez asnjëherë nuk miratoi kërkesën e Shqipërisë për ta ekstraduar.

Madje i garantoi mbrojtje, duke i dhënë azil.

“Falenderim te perzemert dhe mirenjohje te pakufishme Zotit, familjareve te mi dhe ju miq te dashur per udhetimin mahnites qe me keni dhuruar”, shkruan ndërkohë Berisha, duke iu përgjigjur atyre që e kanë uruar për 74-vjetorin e lindjes. (TemA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat