Serbi, mbetet në fuqi urdhri për gatishmëri luftarake

Lajme

Serbi, mbetet në fuqi urdhri për gatishmëri luftarake

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:52
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq, me të cilin ai kishte sot një takim, urdhëroi që niveli i arritur për gatishmëri luftarake të mbetet edhe më tej në fuqi dhe për çdo ndryshim të tij do të merret urdhri i ardhshëm.

“Sot në mëngjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerallejtënant Milano Mojsiloviq dhe unë kemi pasur një takim me presidentin e Republikës dhe komandantin suprem të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i kemi referuar për nivelin e arritur mbi gatishmërinë luftarake dhe zbatimin e urdhrave që na janë dhënë", ka thënë Vulin.

Ai theksoi se presidenti Vuçiq urdhëroi që niveli i gatishmërisë luftarake për shkak ‘të situatës’ në Kosovë, të mbetet në fuqi deri në një vendim të ri të veçantë.

Ndryshe, një vendim i tillë u mor për shkak të vizitës së djeshme së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit dhe pranisë së forcave speciale në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat