Në Nish diskutohet për Kosovën

Lajme

Në Nish diskutohet për Kosovën

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:15
Nish

Sot në Nish do të mbahet një tryezë rreth dialogut të brendshëm për Kosovën.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe ministri i Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal të Serbisë, Branko Ruzhiq do të jenë pjesë e takimit që mbahet në orën 12:00  në Rektoratin e Universitetit të Nishit.

Kjo tryezë është organizuar nga Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave, bën të ditur zyra e Gjuriqit.

Dialogu për Kosovën po bëhet me nismën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat