Takohen dy tregtarët e mëdhnj të produkteve serbe, flasin për prodhim vendore - Bota Sot
Takohen dy tregtarët e mëdhnj të produkteve serbe, flasin për prodhim vendore

Lajme

E premte, 23 shkurt 2018

Takohen dy tregtarët e mëdhnj të produkteve serbe, flasin për prodhim vendore

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 21:08
Ramiz Kelmendi dhe Gazmend Abrashi

Biznesmeni Gazmend Abrashi, njëherësh nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se është takuar me biznesmenin tjetër kosovar dhe deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Ramiz Kelmendi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abrashi ka postuar një foto me biznesmenin Klemendi dhe ka shkruar se ka vizituar qendrën e industrisë të “Elkos Group”.

“Nga vizita në industrinë e “Elkos Group”, të afaristit të shkëlqyeshëm dhe njëherit deputetit të Republikës së Kosovës, z.Ramiz Kelemndi”. Investimi gjigant porosi se importi do të zëvendësohet me produkte vendore”, ka shkruar Abrashi.

Të dy kompanitë e këtyre dy biznesmenëve, “Elkos Group”, pjesë e të cilës është rrjeti i marketeve “ETC” dhe “Excluzive Group”, pjesë e të cilës është rrjeti i marketeve “Maxi”.

Llogaritet se këto dy kompani janë ndër kompanitë që kanë më së shumti produkte të Serbisë në vitrinat e tyre./Insajderi.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test