Vetura që ishte mbrëmë në motel është e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

Lajme

Vetura që ishte mbrëmë në motel është e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:00
Vetura zyrtare

Targat e veturës 3Z-118-15 janë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar se vetura që ishte e parkuar para një moteli, është e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ende nuk po dihet nëse këtë veturë e vozitë ndonjëri prej Zëvendësministrave apo këshilltarëve në këtë Ministri.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë për Express se i duhet pak kohë për ta zbuluar se kush ishte shofer i veturës së MTI’së që ishte e parkuar para një moteli.

“Brenda pak kohësh e konfirmoj se kush ka qenë shoferi”, ka thënë Hasani.

Mbrëmë janë publikuar disa foto të zyrtarit të Qeverisë i cili kishte parkuar veturën para një moteli në Malishevë.

Ndërkohë, Kryeministri Ramush Haradinaj pati premtuar se do të marrë masa ndaj secilit që keqpërdorë veturat zyrtare.

Zyrtari i Qeverisë së Kosovës ka dërguar pjesë të Udhëzimit ku shihet se veturat që përfundojnë me numrin 15 janë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat