Daçiq thotë se Kosova do të dështojë përsëri në UNESCO

Lajme

Daçiq thotë se Kosova do të dështojë përsëri në UNESCO

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:19
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në New York ka kundërshtuar homologun e tij nga Kosova Behgjet Pacolli për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Daçiq i ka quajtur të pavërteta të thënat e Pacollit se Kosova ka siguruar votat për pranimin në këtë organizatë.

Ai ka thënë se Serbia e ka forcuar pozicionin e saj për të kundërshtuar pranimin e Kosovës, shkruan media serbe.

“Tash për tash nuk ka indikacione nëse Kosova do të aplikojë, por thuhet ashtu. Ata kanë humbur herën e kaluar dhe të do të humbin edhe herën e ardhshme që do të aplikonin”.

“Ju rekomandoj që të mos aplikojnë fare”, ka thënë Daçiq.

“Është një gënjeshtër e madhe e Behgjet Pacollit që Kosova ka mjaftueshëm vota për pranim në UNESCO. Ne kemi zhvilluar mjaftueshëm takime bashkë me presidentin Aleksandër Vuçiq  dhe kemi folur me secilin”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat