Istog, arrestohen tre serbë nga Serbia, u gjendet drogë

Lajme

Istog, arrestohen tre serbë nga Serbia, u gjendet drogë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:34
ilustrim

Njësiti për luftimin e trafikimit me narkotikë në Pejë pas një informate në mbështetje të njësive të tjera policore dhe me urdhër të gjykatës ka ndaluar dhe bastisur veturën me targa të Serbisë që drejtohej nga i dyshuari , shtetas i Serbisë edhe me dy të dyshuar të tjerë serbë po ashtu shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 972 gramë  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. 

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa me vendim të Gjykatës Themelore u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat