Çmimi global i naftës shënon rënie

Lajme

Çmimi global i naftës shënon rënie

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:20
Ilustrim

ANKARA - Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar "Brent" ka shënuar një rënie të çmimit për 0.18 përqind duke mbërritur në shifrat 56.73 dollarë për një fuçi, ndërkohë që marka amerikane WTI ka rënë për 0.11 përqind, më konkretisht në 53.84 dollarë për një fuçi, raporton (AA).

Çmimet globale të naftës u tregtuan më lirë pas pushimit që kishte bursa gjatë Krishtlindjeve.

Tregjet janë në pritje të kufizimit të prodhimit të naftës nga shtetet e OPEC-ut dhe ata që nuk janë pjesë e organizatës, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

Anëtarët e OPEC-ut me përjashtim të Libisë, Nigerisë dhe Iranit, më 30 nëntor unanimisht ranë dakord për uljen e nivelit të prodhimit të naftës për 1.2 milionë fuçi në ditë (PBD), respektivisht në 32.5 milionë fuçi në ditë.

Gjigandi i OPEC-ut, Arabia Saudite do të mban barrën më të madhe të këtij përkufizimi me rreth 486.000 fuçi më pak në ditë.

Edhe shtetet joanëtare të OPEC-ut janë pajtuar për ulje të sasisë së prodhimit për 558.000 fuçi në ditë në mënyrë që kjo të rezultojë me një stabilitet të tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat