Numri më i madh i krimeve në Gjermani vjen nga Ballkani perëndimor, refugjatët të prirë për ngacmime seksuale

Lajme

Numri më i madh i krimeve në Gjermani vjen nga Ballkani perëndimor, refugjatët të prirë për ngacmime seksuale

Nga: Bota sot Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Nga janari 2015 në Gjermani kanë ardhur më shumë se gjysmë milion refugjatë, ndërsa disa media gjermane alarmojnë se krimet janë rritur në landet gjermane, shkruan botasot.info.

Një nga ngjarjet që tronditi Gjermaninë ishte 16 tetori, kur 17 vjeçari Hussein S. një refugjat nga Afganistani ka dhunuar dhe më pas vrarë studenten e medicinës, Maria L. (19). Një refugjat tjetër nga Iraku ka dhunuar seksualisht një studente kineze. Të dy agresorët momentalisht qëndrojnë në paraburgim.

Ngacmimet seksuale nuk janë raste të veçuara, pasi gjatë festës së fundvitit qindra refugjatë sulmuan gratë në qendrën e Kölnit dhe Hanoverit.

Por çfarë thonë shifrat kriminale?

Frika e populistëve ndaj shtimi të krimit është politike, pasi logjika e thjeshtë tregon se aty ku ka më shumë persona ka edhe më tepër krime. Në 2015 në krahasim nga 2014 rritja e krimeve ka qenë 79 përqind, por ama në 2015 kanë ardhur në Gjermani 890.000 persona, prej të cilëve 476.649 kanë aplikuar për azil, shkruan rp-online.de. Nëse e marrim për kokë banori, numri i krimeve te refugjatëve është rritur nga tre në gjashtë përqind, që është e vogël për t’u ngritur alarmi.

Numri më i madh i krimeve nga Ballkani perëndimor

Sipas policisë kriminale, krimi më i madh nuk vjen nga refugjatët e Lindjes së Mesme, por Ballkani perëndimor. 27 përqind e procedime penale shkojnë për Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën, 17 përqind për Sirinë, Afganistanin dhe Irakun si dhe 14 përqind për vendet e Magrebit, Algjerinë, Marokun dhe Tunizinë.

Për shkak edhe të kulturave të ndryshme, ku sipas praktikimit të vendeve lindore marrëdhënie seksuale mund të kesh vetëm pas martesës, shtim të madh ka te ngacmimet seksuale. Në 2015 janë regjistruar 1683 ngacmime seksuale nga refugjatët, që është një rritje prej 77 përqind nga viti paraprak me 949.  Por ngacmimet seksuale përbëjnë vetëm 0,7 përqind të krimeve të përgjithshme në Gjermani.

Në lidhje me krimet tjera vërehet një ulje prej 36 përqind nga ana e refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat