Hyni brenda bazës ruse në zemër të Europës: A do nisë këtu L3B?

Lajme

Hyni brenda bazës ruse në zemër të Europës: A do nisë këtu L3B?

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 11:18
Baza ruse në Kaliningrad

Lideri rus, Vladimir Putin po shton kapacitetet ushtarake në enklavën e Kaliningradit, në zemër të Europës.

Sipas Daily Mail, kjo ‘lojë luftash’ duket e rrezikshme.

Kaliningradi është kthyer në territorin më të militarizuar në Europë dhe ekspertët druhen se ajo do jetë epiqendra e Luftës së Tretë Botërore.

Kjo enklavë është e rrethuar nga vende anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Daily Mail ka hyrë brenda kësaj baze, duke ofruar prova se aty po ndërtohet një bazë raketash.

Për më tepër, ushtria ruse po ngre një hekurudhë për të pasur një lidhje me një bazë detare aty pranë.

Ky rajon është edhe baza e një prej stacioneve më të sofistikuar të përgjimit në botë.

Në Kaliningrad janë dërguar sistemet raketore Iskander-M dhe Bastion.

Enklava e vogël në Balltik do jetë edhe vendi ku do luhen disa ndeshje të Botërorit 2018, por ndërtimi i stadiumit është shtyrë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat