Danezja që shpëtoi fëmijën nga Nigeria, personi më frymëzues i vitit

Lajme

Danezja që shpëtoi fëmijën nga Nigeria, personi më frymëzues i vitit

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:37
Anja Ringgren Loven

Gruaja daneze e cila u bë e njohur botërisht pasi shpëtoi një fëmijë të sëmurë dhe të paushqyer 2 vjeç, është shpallur njeriu më frymëzues i vitit.

Anja Ringgren Loven është një punonjëse e organizatave humanitare e cila birësoi nigerianin e vogël, i cili konsiderohej si shtrigan në komunitetin ku jetonte.

Me gjestin e saj ajo rrëmbeu zërat e miliona njerëzve në mbarë botën, duke marrë çmimin në fjalë, dhe duke mposhtur emra të njohur si Barak Obama, Papa Françesku, apo Dalai Lama. Mësohet se plot 100 personazhe nga mbarë bota garonin për çmimin në fjalë të revistës gjermane “Ooom”.

Fotoja ku Loven shfaqet duke i dhënë ujë dyvjeçarit, është shpërndarë masivisht në mediat sociale duke prekur zemrat e njerëzve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat