Hasani: Çka është more kjo heshtje morti në PDK?

Lajme

Hasani: Çka është more kjo heshtje morti në PDK?

Nga: B.S Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:41
Bajram Hasani

Zgjedhjet në Drenas, janë përcjellur me reagime të ndryshme, si nga partitë opozitare por edhe nga partitë në pozitë. Balotazhi në Drenas në mes të PDK-së dhe Nisma për Kosovën, është parë nga anëtari i kryesisë së kësaj të fundit si humbje e PDK-së dhe fillimi i fazës së Nisma për Kosovën.

Anëtari i kryesisë NISMA, Bajram Hasani, thotë se PDK-ja po heshtë pasi është duke e pësuar rënd humbjen e bastionit të saj.

“Ku mbeten deputetët, ministrat dhe tërë “armata” e PDK-së që rrahshin gjoks se kanë me dalë fitues në Drenas? 

Ju arsyetoj që po heshtni sepse është e rëndë që të humbisni në bastion tuajin. Është e rëndë të thyheni aty ku keni dalë gjithnjë fitues me 90 për qind” shkruan Hasani në Facebook.

Sipas Hasanit, edhe përkundër premtimeve milionëshe, Drenasi ka treguar se nuk mashtrohet dhe se dëshirojnë njerëz të ndershëm në qeverisje.

“Ju po heshtni sot, sepse e dini që shkuarja në balotazh është humbje për ju. Edhe përkundër premtimeve milionëshe qytetari i Drenasit dje ju tregoi se më nuk mashtrohet dhe se duan të qeverisen nga njerëz të ndershëm. 

Tani po fillon një fazë e re për NISMA’në. Derisa ju po thyheni ne po rritemi. Drenasi është paralajmërim se ndryshimet po vijnë në gjithë Kosovën. Mos e keni shqetësim Drenasin, mos e vajtoni sepse, mbahuni sepse kështu si Drenasi do të ju rrëshqas nga duart e gjithë Kosova.

Nga dje në këtë vend, po fryn një erë ndryshimi” shkruan Hasani. /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat