I riu që u zhduk para dy vitesh, u gjet i pajetë në nënkulmin e shtëpisë së gjyshes

Lajme

I riu që u zhduk para dy vitesh, u gjet i pajetë në nënkulmin e shtëpisë së gjyshes

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:48
Shtëpia e gjyshes ku u gjet i vdekur adoleshtenti

Zanobia Richmon e ka gjetur trupin e vdekur të Dyquain Rogersit, në nënkulmin e shtëpisë së saj në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara – dy vite pasi ai është zhdukur.

Adoleshenti 21-vjeçar, që për herë të fundit është parë në nëntor të vitit 2014 pranë shtëpisë së gjyshes së tij, kishte humbur pa gjurmë dhe çdo përpjekje për ta gjetur kishte qenë e kotë.

Ai nuk ishte paraqitur në punë, derisa telefonin, kuletën dhe syzet i kishte lënë në shtëpinë  e të moshuarës.

“Kohëve të fundit jam duke pasur fat shumë të keq”, është gjëja e fundit që ka shkruar ai në Facebook, ku nuk është paraqitur më.

Së fundmi, gjyshja tij e ka dëgjuar një zhurmë në nënkulm dhe ka vendosur të hyjë në atë vend që nuk ka qenë kurrë i rregulluar për qëndrim apo pushim.

Zhurma që Richmond ka dëgjuar, besohet të jetë shkaktuar nga trupi i Rogersit që po shkëputej dhe copëtohej.

Policia është duke e hetuar rastin, që besohet të jetë vetëvrasje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat