Ja sa kushton një “nuse për letra”, flet çifti që ka bërë 200 martesa deri tani

Lajme

Ja sa kushton një “nuse për letra”, flet çifti që ka bërë 200 martesa deri tani

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 10:24
ilustrim

Prokuroria e Hungarisë ka nisur një hetim serioz për një çift, ku femra është nga Hungaria dhe mashkulli nga Serbia. Të dy akuzohen se kanë arritur të krijojnë një rrjet të tërë për krijimin e martesave fiktive mes serbëve/serbeve dhe hungarezëve/hungarezeve, në mënyrë që serbët të mund të përfitojnë “letrat” dhe të punojnë të lirë në Bashkimin Europian.

Sipas mediave hungareze, janë të paktën 24 persona, të cilët bashkëpunojnë në këtë rrjet dhe deri më tani kanë krijuar deri më 200 martesa të tilla. Autoritetet hungareze filluan të dyshojnë kur në Agjencinë e Emigracionit filluan të vinin nga 30 ekstrakte të martesave në ditë ndërmjet hungarezeve dhe serbëve.

Burrat shpesh ishin nga Serbia jugore, ndërsa “nuset” e vendeve kufitare në Hungari. Hetimi tregoi se ka pasur kryesisht martesa fiktive.

“Bashkëshorti” nga Hungaria ka marrë deri në 1,800 euro, transmetojnë mediat serbe. “Bashkëshortët” kanë jetuar në adresa të ndryshme dhe martesat ishin vetëm për marrjen e lejeve të punës, kryesisht në Gjermani dhe Austri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat