Obama viziton Athinën, “blindohet” kryeqyteti grek

Lajme

Obama viziton Athinën, “blindohet” kryeqyteti grek

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 17:33
Për të siguruar jetën e Obamës janë angazhuar rreth mijë policë grekë dhe 500 agjentë amerikanë.

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Barack Obama ka nisur turin e tij të fundit në Europë, me një vizitë në kryeqytetin grek, Athinë, ku zhvillon takime me krerët më të lartë të shtetit.

Por përtej kësaj, mediat greke i bëjnë jehonë edhe masava të rrepta të sigurisë që janë ndërmarrë për këtë vizitë. Për të siguruar jetën e Obamës janë angazhuar rreth mijë policë grekë dhe 500 agjentë amerikanë.

 Eskorta presidenciale përbëhet nga rreth 420 automjete shoqëruese, ndërsa dy satelitë ushtarakë janë pozicionuar mbi territorin grek.

Po kështu raportohet edhe për 10 fuoristrada me pajisje për bllokimin e telefonave dhe pajisjeve shpërthyese që gjenden mes pajisjeve speciale që mbrojnë presidentin amerikan.

Masat e sigurisë kanë nisur që në aeroportin e vendit, ku Obama u prit me nderime nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, për të vijuar më pas në gjithë rrugët ku do të kalojë presidenti amerikan.Media sjell më poshtë disa foto që tregojnë masat e sigurisë në kryeqytetin grek.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat