Kadri Veseli mori çmimin student i dalluar nga Universitetin e Sheffield-it

Lajme

Kadri Veseli mori çmimin student i dalluar nga Universitetin e Sheffield-it

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 20:26
Ilustrim

U bë promovimi i një grupi të studentëve nga Kosova të diplomuar në Universitetin e Sheffield-it, të cilët kanë studiuar në Selanik të Greqisë.

Në ceremoninë e promovimin të studentëve, rektori i Sheffild-it, Yannis Ververidis tha sot në Prishtinë se deri më tani në këtë universitet i kanë ndjekur studimet rreth 200 studentë nga Kosova, të cilët janë kyçur nëpër pozita të rëndësishme, si në politikë ashtu edhe në fusha tjera të jetës.  

Ai tha se një numër i madh prej tyre kanë fituar edhe bursa nga ky universitet.

Kurse drejtori i Sheffield-it, Miles Stevenson tha se ky bashkëpunim do t’i mundësojë Kosovës dhe Sheffield-it të kenë marrëdhënie edhe më të mira në të ardhmen.

Në këtë ceremoni u ndanë edhe katër çmime për katër studentë të dalluar, ku çmimi i parë iu nda kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat