Kush do ta formojë Qeverinë e re në Mal të Zi?

Lajme

Kush do ta formojë Qeverinë e re në Mal të Zi?

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 00:45
Ilustrim

Partia Demokratike e Socialistëve e kryeministrit të deritanishëm malazias, Milo Gjukanoviq, pas fitores në zgjedhjet e së dielës, ku fituan 41.1 për qind të votave, apo 35 ulëse në Parlament, pretendon se tashmë i ka numrat e mjaftueshëm për te formuar edhe qeverinë e re.

Por edhe Fronti Demokratik, grupacioni i dytë politik që të dielën morën 20.8 për qind të votave, apo përkthyer në mandate 18 sosh, thonë se i kanë numrat për ta formuar Qeverinë e re.

Ka qenë Predrag Sekulic, që ka thënë se DPS-ja tashmë i ka siguruar 43 ulëse, të mjaftueshme për ta dominuar Parlamentin në Malin e Zi, që numëron 81 gjithsejtë.

Sekulic tha se vetëm DPS fitoi 36 vende, ndërsa bashkë me partnerët e saj tradicionalë – Partitë e minoriteteve, kanë 43 mandate.

“Pavarësisht tensioneve të larta gjatë fushatës, si dhe parregullsive në ditën e zgjedhjeve, zgjedhjet u kryen me sukses”, u tha Sekulic gazetarëve nga selia e DPS, njofton N1.

Por ndryshe nga Sekulic, thotë një zyrtar i Frontit Demokratik.

Emilio Labudoviq ka thënë në fjalimin e tij të parë për publikun në selinë e koalicionit opozitar, që tashmë kanë siguruar më shumë ulëse se Partia Demokratike e Socialistëve

Ai ka thënë se Fronti Demokratik bashkë me partnerë kanë 42 ulëse në Parlament, dhe kështu, sipas tij, kanë “siguruar lirinë”.

Gjithsesi, në ditët në vijim do të dihet se kush do të formojë qeverinë e re – do të vazhdojë Gjukanoviq që edhe pas 25 vjetësh të jetë në krye të Malit të Zi, apo do të largohet pas udhëheqje 25 vjeçare në krye të malazezëve nga pozita të ndryshme shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat