20 vjeçarja nga Prishtina rrëfen ngjarjen shokuese: Si desha të vetëvritem në ditëlindjen time

Lajme

20 vjeçarja nga Prishtina rrëfen ngjarjen shokuese: Si desha të vetëvritem në ditëlindjen time

Nga: Diana Bunjaku Më: 12 tetor 2016 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

A.B ( 20) vjeçare nga Prishtina ka rrëfyer për “ Bota Sot”  se si deshi të vetëvritet pikërisht në ditën kur ajo po mbushte 20 vjeç. Tek sa po fliste qetë me zërin e dridhur ajo dukej sikur një pjesë e jetës i kishte ngelur atje.

“Dikur për mua jeta ishte më ndryshe, pasi gjithçka kishte kuptim dhe çdo gjë më dukej e bukur. Nga katër fëmijë që jemi, unë jam fëmija i parë me radhe në familje dhe çdo gjë në jetë që kam e ndaj me vëllau tim të  9 vjeçar, i  cili është edhe ‘ sugari’ i shtëpisë. 

Po të mos ishte ky vëlla të cilën unë e dua me gjithë shpirt jam e bindur se kaherë do ti kisha dhënë fund jetës sime,  rrëfen vajza nga lagjja “ Bregu i Diellit” e cila ende vërehet se ka pikëllim dhe urrejtje në sytë e saj.

Ajo ka shpalosur ‘çastet më të vështira të jetës’, siç i quan ajo dhe netët më të tmerrshme pa gjumë që i kishte kaluar aty brenda ngujuar në dhomën e saj.

Thotë se kishte dashur të vazhdonte lidhjen edhe më tej me ‘princin’ e saj por fatkeqësisht familja nuk  ia deshi. 

“Një vit më parë takova dashurinë time, për të cilin u betova që në filmim se isha në gjendje edhe të vdisja për të. Ai nuk ishte një djalosh i rëndomtë siç jemi mësuar t’i përzgjedhim ne të rejat, pasi ky ishte më ndryshe nga ata që unë kisha takuar dhe që kisha rastisur ti njohja, qoftë në shkollë,  në rrugë apo në caffe të rinjsh.

Dhe derisa ajo fliste për takimin e saj me personin të cilin veç ia kishte falur shpirtin dhe gjithë qenien e saj, që në takimin e parë, thotë se nëse familja e saj do ta lejonte që ajo të vazhdonte të ishte sërish me të dashurin e saj, natyrisht se nuk do ti shkonte mendja të vetëvritej.

E gjitha ngjarja rrodhi kështu:

“Nëna ime e dinte pak a shumë që unë po dilja me një djalosh, por mendonte se unë isha vetëm shok me të , pasi ashtu ia kisha prezantuar. Jo që doja të bëhesha gënjeshtare pranë vetës dhe pranë të dashurit tim, por duke e njohur nënë time, mu deshtë ta fshihja fjalën dashuri dhe ta zëvendësoja me atë miqësi.

Pas një viti sa isha në lidhje me të, një ditë prej ditëve më lindi ideja që ti rrëfefsha nënës sime, ashtu edhe siç bëjnë shumë mike të mia me nënat e tyre. Në fillim mendova se ajo do të më përkrahte dhe do të bindej me përzgjedhjen që unë kisha bërë, duke u nisur nga fakti që edhe nëna e kishte marrë dikur babain tim nga dashuria. Por nuk doli ashtu, pasi nëna filloi të acarohej të bëhej nervoze duke më përulur moralisht jo vetëm mua por edhe të dashurin tim.

Më tha se gjoja unë nuk paskam ditur të zgjedh tipin e duhur dhe se nuk po ditkam fare të dashurojë, meqenëse  paskam zgjedhur një djalosh që vie nga një provinca, e jo një djalosh nga Gjakova që do të duhesha të zgjidhja patjetër sipas saj.

Për herë të parë i bërtita nënës sime dhe në fytyrë i thashë , se zgjedhjen e kam bërë me vetë dëshirë, dhe se e dua atë pavarësisht se nga vije, ku jeton dhe a ka shtëpi. Dhe derisa ajo më fliste për fjalën dashuri dhe jetë, dhe për atë se si unë paskam pasur guximin të lidhesha me një djalosh “fshataresk” , sipas nënës sime,  dhe derisa unë po i flisja me krenari për lidhjen që kisha me të , asaj filluan ti errësoheshin sytë dhe kështu filloi të thyente gjithçka çfarë kishte në tavolinë. Më tha se nuk do të pranonte assesi që në shtëpinë e saj të hynte një fshatar . “ Nuk dua të të shoh me të dhe pikë, pasi unë jam zoja e kësaj shtëpie dhe ajo që të kam sjellur në jetë” . Ishin këto fjalët e nënës sime që nuk më besonin veshët se po dilnin nga goja e saj. Unë nënën time e kisha parë gjithmonë nga këndi pozitiv dhe këto fjalë sikur ma copëtuan zemrën.

Më kot u mundova t’i thoja se unë tashmë edhe kisha fjetur me të  dhe ia kisha falur gjithë qenien time, por nëna ime nuk donte as të më dëgjonte më. Kjo që po thoshte ajo ishte diçka e turpshme dhe u ulët,  ti dallosh njerëzit nga origjina, dhe pamja është më se e pa drejtë. Por meqë nëna ime kishte qëlluar kësisoj dhe nuk po i bëhej vonë
se çfarë po i thosha unë vendosa të mos i flisja më. Atë nuk e dëshpëruan madje as lotët dhe lutjet e mija. Në mbrëmje takova babain në shtëpi i cili erdhi vonë dhe meqë nëna ime ia kishte treguar versionin e saj, desha t’i flisja edhe unë një dy tri fjalë për veten time, nga këndi im.

Babai im ishte i heshtur , nuk fliste asgjë, vetëm më vështronte. Ai është më ndryshe dhe nuk është lokalist si nëna ime nga Gjakova, por vërejta se në sytë e tij, kishte mjegull. Nuk ishte si më parë me mua, që më përqafonte çdo natë para se të bija në gjumë. Heshtja e tij sikur më vrau shpirtin dhe fillova dhe të mbyllesha në vete. Për ditë të tëra nuk kam dalur nga dhoma, dhe nuk kam pranuar as të haja bukë. Ajo që më bënte ta vazhdoja edhe më tej këtë grevë urie, ishte ftohtësia e nënës sime, e cila nuk kishte fare dhimbjen për mua, që po zbehej çdo ditë e më shumë, dhe që po tretesha në heshtja. Tani edhe celularin ma kishte marrë, dhe përveç fotografive të të dashurit tim që i kisha dhe i fshihja nën shtrat nuk isha asgjë tjetër. Meqë gjërat nuk po ndryshonin dot në shtëpinë time, një mëngjes vendosa ti jepja fund kësaj jete monotone, sepse tekefundit thashë me vete, njeriu jeton për të qenë i lumtur e jo i vrarë për së gjalli.

Unë për 2 javë rresht isha mbuluar me çarçafin e heshtur të dhembjes dhe lotëve të mi, dhe përveç që ti jepja fund kësaj jetë të mjerë, nuk më dukej asgjë më me vlerë.

Vendosa që atë mëngjes të vdisja meqë mu atë ditë kalendari shënonte ditëlindjen time. Ishte hakmarrja ime e vetme që zgjodha, jo vetëm ndaj jetës por edhe ndaj prindërve të mi, që më sollën në jetë, dhe që s’më lejuan ta gëzoja atë.

Ngadalë u ngrita dhe hyra në banjë. Për 20 minuta vështrova portretin  tim në pasqyrë dhe ndjeva dhimbje për vetën. Por tani isha zhytur në humnerë dhe nuk mendoja asgjë pozitive, sepse gjithçka më duke e pa kuptimtë. Nuk dija se me çfarë ti jepja fund jetës sime, meqë në shtëpinë time askush nuk posedon armë.

Në fillim ndjeva dhembjen për veten, për vëllain tim të vogël, për miqtë, fqinjët dhe të gjithë ata që i doja me shpirt. Ndjeva dhembjen edhe për fëmijërinë time, pasi çdo herë e kisha dashur jetën  dhe çdo herë lutesha që jeta të më shpërblente. Por meqë tani jeta me të cilën unë po jetoja ishte e pa drejtë ndaj meje, vendosa t’ia falja trupin tim nëntokës së zezë, në emër të dashurisë.

Morra domestosin higjenik i cili për fat të mirë kishte qenë i mbushur, dhe fillova ta  gëlltisja pa e prekur me buzë, pasi doja që efekti të ishte më i shpejtë. Në gëlltitjen e parë, ndjeva se fyti më shtrungua, damarët e qafës sikur mu bënë gurë, dhe fryma filloi të më ngadalësohej. Nga frika fillova të qaja me zë, sepse në atë moment nuk
doja të vdisja më. Çelësi i derës sikur për sherr ishte kyçur dhe nuk mundja as ta hapja më derën. Sytë e mi e errësuan, dhe kisha ndjenjën se dikush më kishte vënë duart në qafë dhe donte të më ngufaste.Fillova të dënesja dhe ta grushtoja derën me tërë fuqinë që kisha, edhe pse forca më kishte humbur tashme. Fillova të bërtisaj për të kërkuar ndihmë por ishte kor, sepse tanimë edhe zëri më kishte ikur. Asgjë nuk më kujtohej se çfarë ndodhi me mua më pas në banjën e  ftohtë derisa unë atje kisha vendosur ti jepja fund jetës sime.

Dikur vonë, mjegullisht hapa sytë. Ishin dritat  e neonit të spitali  të ftohte, ato që sapo i pashë, pasi qela sytë. Mu duk se rilinda sërish pasi mbi kokën time kishte shumë mjek dhe infermierë. Aq shumë kam vjellur atë ditë në spital saqë e kisha  ndjenjën se po i qisja edhe zorrët e fundit të mbetura.

Edhe pse shihja turbull pranë meje, dëgjova zëra lotësh, dënesje, e lutjesh, që më vinin si zëra të mekur nga larg, dhe e kuptova se dikush nga ta qante me zë. Fillova të qaja edhe unë, ani pse nuk e dija se kush po qante për mua, dhe kujt po i dhimbesha aq shumë në ato çaste.

Pas pak çastesh pash se mbi kokën time ishte fytyra e vëllait tim të përzemërt që po qante dhe po mi prekte flokët e mia. Lutej që unë ti hapja sytë dhe zëri i tij sikur më dha edhe forcën e fundit për të lëvizur dorën. Mu pranë tij, tani vëreja të turbullt edhe një fytyrë tjetër që e ndjeja  se ky portret ishte dhembja , dhe jeta ime. Ishte i vetmi ilaç i imi, andaj kisha frikë se mos isha në ëndërr dhe fillova të lëvizja me gjithë trupin në mënyrë që të zgjohesha nga ai shtrat i gozhduar, pa mu bërë vonë për infuzionin që po merrja

Pashë se ishte i dashuri im, ai për të cilën deshta të flijohesha, ai për të cilin vdekja më dukej më e mirë se jeta. Ai po qante vazhdimisht mbi kokën time së bashku me valluan tim. Që të dy luteshin për mua, dhe kjo pamje rrëqethëse sikur më dha forcën e botës.

Edhe përkundër lutjeve të mjekut që unë të mos zgjohesha nga vendi, unë zgjata duart që ti përqafoja të dy. Përnjëherë u binda se ata të dy  së bashku, ishin dritat e syve të mi dhe në atë moment u pendova për veprimin që kisha bërë. Pas tyre pashë edhe dy silueta tjera qe nuk i dalloja dot. Ishte nëna ime së bashku me babain dhe motrat
që po qanin në anën tjetër të shtratit tim.

Vonë kuptova se ajo e kishte thirrur të dashurin tim me celularin që po e mbante në duar, me qëllim që unë të isha me të, nëse po zgjohesha. Deshta të mendoja që nëna më donte dhe ndjeva dhembje bashkë me  pikëllimin në sytë e saj, për ‘fajin’ që e kishte bërë. Dhe pikërisht aty në mes të gjilpërave dhe infuzionit, vendosa që t’ia falja nënës sime gabimin e bërë, edhe pse zemra nuk donte. Aq shumë nuk i besoja vetes që isha gjallë saqë vazhdimisht prekja trupin tim me duar që të bindesha se nuk jam në ëndërr. Isha e lumtur për pak çaste se ndjeva se atë linda sërish dhe për njëherë mu kujtua se pikërisht këtë ditë ishte edhe ditëlindja ime.

Tanimë kisha filluar edhe unë të qajë për dhembjen që u kisha shkaktuar të gjithëve. Dhe aty u binda, për herë të parë në jetën time se më nuk kishte vend për urrejtje, por vetëm për dashuri. U binda se jeta ishte e bukur, por vetëm duhet luftuar atë e jo dorëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat