Ronaldo: Ky ekip do ta fitojë finalen e “Euro 2016”

Futboll

Ronaldo: Ky ekip do ta fitojë finalen e “Euro 2016”

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 09:10
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo thotë se Portugalia do ta fitojë finalen e “Euro 2016” kundër Francës.

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka pranuar se Franca do të jetë favorite në finalen e “Euro 2016” në Paris të dielën.

Por, ai beson se skuadra e tij do të dalë fituese. Ronaldo është i vendosur të fitojë një titull të rëndësishëm me Portugalinë.

“Për mua ka rëndësi të madhe, gjithmonë e kam ëndërruar, të fitoj me Kombëtaren”, deklaroi Ronaldo për ‘UEFA.com’.

“I kam fituar të gjitha në nivelin e klubeve dhe atë individual andaj do të ishte arritje e madhe të fitoj diçka edhe me Portugalinë”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat