Shqiptari var veten në burg me lidhëset e këpucëve

Kronikë e zezë

Shqiptari var veten në burg me lidhëset e këpucëve

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 15:53
Burgu i Rebibbia-s, Romë

Një i burgosur shqiptar është vetëvarur me lidhëset e këpucëve në qelinë e tij në burgun e Rebibbia-s, Romë.

50-vjeçari është gjetur i pajetë pasditen e së enjtes më 16 qershor, pak orë pasi kishte zhvilluar një takim me familjarët e tij. Shqiptari ishte burgosur me akuzën e grabitjes. Ai punonte për një firmë konfeksionimi kafeje në brendësi të burgut. Por vetëm pak ditë më parë kishte vendosur të mos punonte më.

Sipas sindikatës së punonjësve të policisë italiane të burgjeve, i burgosuri shqiptar nuk kishte shfaqur kurrë probleme dhe ishte një i burgosur “model”. Po sipas policisë italiane menjëherë pas vendimit të tij për të mos punuar më, autoritetet e burgut kishin aktivizuar të gjitha procedurat e rastit, duke planifikuar dhe një vizitë psikiatrike për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat