Argjentina dhe Kili dëshmuan kualitetet e tyre

Futboll

Argjentina dhe Kili dëshmuan kualitetet e tyre

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2016 Në ora: 10:34
Messi

Argjentina dhe Kili janë kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Amerikës në futboll. Argjentinasit dhe kilianët shkëlqyen me lojë në përballje me Bolivinë përkatësisht Panamanë. Kombëtarja e Argjentinës triumfoi me rezultat 3:0 në sfidën ndaj Bolivisë, në ndeshjen e fundit (xhiro e tretë) në grupin D. Ylli argjentinas, Lionel Messi, u paraqit nga minuta e 46-të dhe dhuroi lojë mjaft të mirë.  Futbollisti Erik Lamela shënoi gol të bukur në minutën e 13-të. Ai nga gjuajtja e lirë rreth 22-23 metra dërgoi goditje të fortë e cila u devijua paksa nga barrikada duke e lënë të shtangur portierin Lampe dhe 1:0. Ky gol i dha edhe më shumë forcë argjentinasve, duke e ngritur epërsinë në 2:0 në minutën e 15-të. Futbollisti Ezequiel Lavezzi nga afërsia nuk e pati të vështirë të shënoi, ndërsa pas 18 minutave (33’) Victor Cuesta thelloi fitoren me rezultat 3:0. Argjentina zuri pozitën e parë me 9 pikë, duke lënë pas Kilin me 6 sosh, Panamanë (3) dhe Bolivinë (0). Kili luajti shumë më mirë se Panama dhe ngadhënjeu me rezultat 4:2. Dyshja Eduardo Vargas dhe Alexis Sanchez shkëlqyen me lojë duke realizuar nga dy gola. Panama u mundua me forcat e saja por dot që të befasojnë kilianët. Vargas (15’, 43’), Sanchez (50’, 89’) shënuan për Kilin dhe Camargo (5’) e Arroyo (75’) për Bolivinë. Në çerekfinale janë kualifikuar: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolumbia (grupi A), Peruja, Ekuadori (grupi B), Meksika, Venezuela (grupi C), Argjentina e Kili (grupi D).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat