Çfarë ka ndodhur më 6 qershor?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 6 qershor?

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 08:03
Zbarkimi në Normandi

683 – Hapet muzeu Ashmolean në Oksford, Angli – muzeu i pari universitar në botë. Muzeu njihet edhe për një koleksion me vepra arti dhe artifakte, dhuruar nga familja shqiptare Adhamidhi-Frashëri (shek. XIX).

1752 – Një zjarr i madh djeg një të tretën e Moskës, përfshirë 18 000 shtëpi.

1822 – Kanada; Alexis St Martin plagoset aksidentalisht në stomak, duke çuar në studimet e doktor William Beaumont mbi sistemin e tretjes. Beaumont i publikoi rezultatet e eksperimenteve të tij në vitin 1838. Mjeku i njohur William Osler (një nga katër profesorët themelues të spitalit Johns Hopkins) u interesua mbi hollësitë e këtij incidenti të hershëm në historinë e mjekimit të stomakut dhe botoi studimin e tij “Backwoods Physiologist”. Doktor Osler (1849 – 1919) gjithashtu u përpoq që ketë stomak ta vendoste në Muzeun e Mjekësisë së ushtrisë në Uashington, DC.

1833 – Presidenti amerikan, Andrew Jackson, bëhet presidenti i parë që udhëton me tren.

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Zbarkimi në Normandi; Operacioni Overlord filloi me zbarkimin e 155 000 trupave aleate në plazhet e Normandisë në Francë.

Ushtarët aleate shpejt thyen sistemin mbrojtës (Murin e Atlantikut) dhe hynë në brendësi nëpërmjet operacionit më të madh amfib ushtarak në histori. Dihet se Winston Churchill ishte kundër zbarkimit në Normandi, për të cilin amerikanët u treguan këmbëngulës; fortifikimet naziste ishin të shumta dhe numri i viktimave pritej të ishte i madh – nga kjo pikëpamje, doli se kryeministri britanik kishte të drejtë. Churchill mendonte se nëpërmjet një zbarkimi në Ballkan (rajon më pak i fortifikuar dhe me më pak përqendrime të ushtrisë gjermane përgjatë brigjeve Adriatik e Jon – Kroaci, Shqipëri, Greqi), përparimi drejt Gjermanisë do të ishte më i lehtë, më i shpejtë, dhe njëkohësisht ushtrisë së kuqe do t’i pritej rruga nëpër Evropë, një pjesë e së cilës edhe do të kishte shpëtuar nga sundimi sovjetik pasluftës.

1982 – Izraeli pushton Libanin për të përzënë prej andej Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO).

2002 – SHBA, Presidenti Bush propozon një departament të ri të kabinetit: Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat