Si duhet bërë funksionale marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, sipas Stavilecit (VIDEO)

Lajme

Si duhet bërë funksionale marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, sipas Stavilecit (VIDEO)

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 16:13
Blerand Stavileci

Marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme janë të mirëseardhura dhe të domosdoshme, por nuk mjafton vetëm nënshkrimi për t’u konkretizuar bashkëpunimi, ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci.

“Kam dëshirë që nga këto korniza të veprimit ndërinstitucionalë të kalojmë në një rrafsh më praktik dhe më pragmatike, sepse pastaj terreni na tregon se sa dhe si po zbatohen këto marrëveshje”, ka thënë Stavileci në Këtë Javë.

Vet Stavileci me tre qershor në mbledhjen e dy qeverive shqiptare në Bibliotekën Kombëtare,  firmosi ujdinë për hulumtim të përbashkët në zhvillimin e kapaciteteve energjetike me Ministrinë e Energjisë të Shqipërisë.

Stavileci pohoi se fusha të tilla si, turizmi, prodhimi, tregtia janë shumë sektorë vibrantë dhe dinamikë dhe vetëm në terren mund të shihet si përkon kërkesa me ofertën mes tregtarëve.

“Mendoj se ka hapësirë për t’u përmirësuar”, ka deklaruar Stavileci.

Me tre qershor në takimin tashmë tradicional në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, u nënshkruan gjithsejtë nëntë marrëveshje mes ministrive të ndryshme brenda dy qeverive.

Kryeministri Shqipërisë Edi Rama, dhe Isa Mustafa i Kosovës thanë se bashkëpunimi i deritanishëm i vartësve të tyre në kabinete ka tejkaluar edhe pritjen fillestare që ekzistonin kur filluan këto takime dypalëshe.

Por, ka shumë analistë kritikë që thonë se këto marrëveshje janë vetëm formale dhe se në terren gjendja nuk është e mirë, sidomos sa i përket shkëmbimit tregtar.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat