Busti i Adem Jasharit, “përkrah” atij të Kemajl Ataturkut (Foto)

Lajme

Busti i Adem Jasharit, “përkrah” atij të Kemajl Ataturkut (Foto)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 17:51

Vepra heroike e komandantit legjendar, Adem Jashari, tashmë po nderohet jo vetëm prej shqiptarëve por edhe nga popujt e tjerë, të cilat njihen si popuj miq të shqiptarëve.

Sot në qytetin e Shivasit në Turqi, përveç që është bërë inaugurimi i parkut të miqësisë shqiptaro – turke, është ngritur lapidari i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në këtë përurim kanë qenë pjesëmarrës ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, anëtari i familjes Jashari, Murati, si dhe disa zyrtarë të Qeverisë së Turqisë.

Lapidari i Adem Jasharit ndodhet pranë lapidarit të ish- presidentit të Turqisë, Kemajl Ataturk dhe poetit të njohur turk, Aşik Veysel.

Ndryshe, një shesh i komunës Bajram Pasha në Stamboll, mban emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat