Përparësia e Lirisë ndaj Jolirisë

Lajme

Përparësia e Lirisë ndaj Jolirisë

Nga: Editoriali Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:06

Brenda dy ditësh, Kosova mori dy lajme të mira: FFK u pranua anëtare e UEFA-s, kurse një ditë më pas, u dha drita jeshile për liberalizimin e vizave me BE-në.

Në kontekst të procesit të shtetndërtimit dhe të rritjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, pranimi në UEFA, dhe paralajmërimi që së shpejti të pranohet edhe në FIFA, paraqesin një të arritur të madhe të Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë.

Propozimi për liberalizimin e vizave të për qytetarët e Kosovës, ndërkaq, është një fitore tjetër e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, sepse vetëm në kushtet e Lirisë, mund të funksionojë dhe të frymojë shoqëria dhe Shteti.

Në anën tjetër, pranimi në UEFA, si dhe liberalizimi i vizave forcojnë Pavarësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Dhe Liria e Pavarësia i japin kuptim edhe Demokracisë, sepse Demokracia funksionon vetëm në kushtet e Lirisë dhe të Pavarësisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat