Presidenti Nishani uroi kryeministrin Mustafa për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave

Lajme

Presidenti Nishani uroi kryeministrin Mustafa për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave

Më: 4 maj 2016 Në ora: 18:38


Prishtinë, 4 maj 2016 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka uruar për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave nga ana e BE-së.
Presidenti Nishani ka shprehur urimet më të përzemërta për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ka për Kosovën ky hap i madh në proceset integruese evropiane.
Duke shprehur përkrahjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha aspektet, presidenti Nishani vlerësoi lartë punën e Qeverisë së Kosovës dhe e përgëzoi kryeministrin Mustafa për rezultatet historike që po arrin Kosova.
Kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar presidentin Nishani, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve eurointegruese dhe progresit të gjithanshëm në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat