Veseli: Një lajm ky historik për Kosovën!

Lajme

Veseli: Një lajm ky historik për Kosovën!

Më: 4 maj 2016 Në ora: 13:48

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar qytetarët e Kosovës se Kosova mori rekomandimin për liberalizim të vizave dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shenjen gjatë vitit 2016.

“Urime të gjithëve për rekomandimin e liberalizimit të vizave, një lajm ky historik për Kosovën! Së shpejti do të mund të udhëtojmë të lirë e pa viza në kontinentin tonë duke u afruar më shumë se kurrë me Brukselin. Përgëzime për Ministrinë e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore që kanë mundësuar përmbushjen e kritereve të vështira që na mundësuan këtë rekomandim. Kjo ngjarje na jep një arsye më shumë për t’u ndjerë qytetarë të denjë e krenarë të Evropës”, ka shkruar Veseli në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat