LDK përgëzon Kryeministrin dhe zëvendësin e tij

Lajme

LDK përgëzon Kryeministrin dhe zëvendësin e tij

Më: 3 maj 2016 Në ora: 21:36

Lidhja Demokratike e Kosovës, uron qytetarët e vendit për lajmin e madh nga Budapesti, vendimin e UEFA për anëtarësimin të FFK-s, në këtë institucion sportiv evropian. Me këtë vendim, Republika e Kosovës përmes FFK-së, bëhet anëtare e barabartë, me 54 anëtaret tjera kombëtare në këtë institucion.

Vendimi për anëtarësimin në UEFA, ri-konfirmon përkrahjen evropiane për përpjekjet e institucioneve të vendit, përfshirë edhe ato sportive, në realizimin e ëndrrës evropiane të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pjesëmarrjen e barabartë në jetën politike, kulturore e sportive, në të gjitha nivelet evropiane.

Lidhja Demokratike e Kosovës përgëzon kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendës k,ryeministrin Kujtim Shala dhe të gjitha institucionet qeverisëse në Republikën e Kosovës, për përkushtimin në ndërkombëtarizimin e futbollit, që kulmoi me anëtarësimin e sotëm të Republikës së Kosovës në UEFA.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë edhe për punën e palodhshme të Federatës Kosovare të Futbollit, përkatësisht kryetarit të saj Fadil Vokrri.

Anëtarësimi në UEFA është njohje e vlerave universale demokratike dhe kulturore të një shoqërie të shprehura përmes sportit, dhe anëtarësimi, do të forcoj dhe reflektoj edhe më shumë kulturën tonë evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat