Spahiu nuk e do Kosovën në UEFA

Lajme

Spahiu nuk e do Kosovën në UEFA

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:19

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA u prit shumë mirë nga politikanët në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni.

Por se ndryshe nga këta mendon kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Sipas Spahiut, “sërish largohemi prej bashkimit. Sërish një hap drejt ndarjes. Dy kombëtare, dy himne, dy flamurë! Të ndarë do jemi më të dobët, më pak dhe më të thyeshëm”.

Ai shprehet se ata që do të përfitojnë janë persona si Fadil Vokrri, i cili bëhet "bajraktar në katundin e tij".

Ai u bën thirrje futbollistëve që të zgjedhin vetëm një Kombëtare, atë kuqezi.

“UEFA u prit me duartrokitje pa menduar pasojat. Sërish largohemi prej bashkimit. Sërish një hap drejt ndarjes. Dy kombëtare, dy himne, dy flamurë! Të ndarë do jemi më të dobët, më pak dhe më të thyeshëm.
Ata që do përfitojnë do jenë bajraktarët si Fadil Vokrri që duan të jenë të parët në katundin e tyre.", shp[rehet Spahiu.

Ai thotë se ngjyra gjysmë verdhë dhe gjysmë blu duhet braktisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat