Kërkohet punë për ta treguar veten në futbollin botëror

Lajme

Kërkohet punë për ta treguar veten në futbollin botëror

Më: 3 maj 2016 Në ora: 19:33

Pranimin i Kosovës në UEFA shënoi ngjarjen më të rëndësishme në futbollin e Kosovës, duke bërë që tanimë klubet futbollistike kosovare të jenë të barabarta me të gjitha klubet e vende të ndryshme evropiane në garant evropiane të futbollit.

Pranimi i Kosovës në organizatën më të madhe të futbollit në Evropë, përveç si hap i rëndësishëm për futbollin kosovar nga profesionistë dhe studentë të sportit po shihet edhe si sfidë.

Disa nga studentët kosovar të kulturës fizike dhe sportit, konsiderojnë se me pranimin e Kosovës në UEFA, duhet bërë më shumë punë për paraqitje të mirë në lojërat ndërkombëtare të futbollit.

Studenti Feriz Fazliu tha për KosovaPress se në mënyrë që Kosova të paraqitet sa më mirë në futbollin ndërkombëtar, duhet që të përmirësohet infrastruktura e këtij sporti, si dhe të punohet më shumë me grupmoshat e reja.

Fazliu: Na mbetet të punojmë që të paraqitemi sa më mirë

“Ky është një moment mjaftë i veçantë sepse me pranimin dihet se do të hapen rrugët për sportin, në këtë rast për futbollin. Neve na mb etet që të punojmë në të ardhmen në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë në futboll të Evropës... Siç e dimë me infrastrukturë nuk qëndrojmë mirë. Aty duhet që ta rregullojmë gjithë infrastrukturën. Pastaj, puna posaçërisht me gurp-moshat e reja në mënyrë që në një të ardhme të afërt të paraqitemi sa më mirë”, tha ai.

Ndërsa, për Erduan Janjevaliun, vendimi i UEFA-s, që Kosova të pranohet në këtë organizatë më të drejta të barabarta me të gjithë shtetet anëtare është motiv shtesë për studentët kosovar që ta tregojë vetën në arenën ndërkombëtare.

Janjevaliu: Ta tregojmë vetën në arenën ndërkombëtare

“Unë mendoj se ky vendim është pak i vonuar, por i qëlluar. Mendoj se studentët kanë një motiv shtesë që ta tregojnë vetën në arenën ndërkombëtare dhe mendojë se në këtë drejtim duhet të ketë mbështetje dhe nga Ministria e Sportit. Gjithashtu, nga Federata e Futbolli, duhet një angazhim jashtëzakonisht i madh që ta tregojnë vetën në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Se Kosova e ka merituar anëtarësimin në UEFA, e tha për KosovaPress edhe dekani i Fakultetit të Kulturës fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Fatmir Pireva. Mirëpo, sipas tij, cilësia e futbollit kosovar nuk është mjaftë e mirë krahasuar me shtetet e tjera të anëtarësuar në këtë organizatë.

Pireva: Të tregojmë se kemi vend në futbollin botëror

“Për momentin unë mendoj se nuk qëndrojmë mirë edhe sa i përket cilësisë dhe sa i përket organizimit të mirëfilltë, si të Ligës Kombëtare të Kosovës, ashtu edhe në nivele më të ulëta. Mirëpo, na mbetet një punë shumë më e madhe në ditët e ardhshme që ne t’i tregojmë botës dhe Evropës se e kemi ven din në familjen e futbollit botëror dhe në familjen e futbollit evropian...Kur e kemi parasysh nivelin e shteteve të tjera, nivelin futbollit që e kanë shtete e tjera, atëherë unë mendoj se jemi pak larg tyre. Mund ta bëj një krahasim me regjionin, ku përafërsisht jemi në një nivel të barabartë, ndërsa, për në nivel më të lartë jemi pak më mbrapa apo më larg, kështu që na mbetet mjaftë punë për të bërë që të arrijmë në një nivel më të kënaqshëm”, tha ai.

Pireva tha se Kosova ka vetëm një stadium i cili nuk i plotëson kushtet që kërkon UEFA, derisa numëroi edhe disa mangësi të cilat i ka futbolli kosovar.

Pireva: Futbolli kosovar ka disa mangësi

“Si mangësi të parën që e kisha cekë është infrastruktura jo e kënaqshme. Infrastruktura që ofron Kosova tash për pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, kur e dimë që ne në Kosovë kemi vetë m një stadium që nuk i plotëson kushtet të cilat i kërkon UEFA për organizimin e lojërave ndërkombëtare, kjo është ndoshta mangësia më e madhe. Pastaj, organizmin i klubeve në aspektin profesional është një mangësi shtesë, e cila na përcjell me vite të tëra sepse klubet në Kosovë ende nuk e kanë të zgjedhur statusin e tyre, disa ende qëndrojnë si shoqëri aksionare, kemi një numër të vogël të klubeve të cilat njihen si klube me pronësi private. Kjo ndoshta është edhe arsye tjetër që na mbetet neve të punojmë në ditët e ardhshme. Pastaj, ligji për sponzorizimin, i cili pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës do të ishte një lehtësim edhe më i madh që sporti dhe futbolli të masivizohet në masë më të madhe dhe më të kënaqshme”, tha ai.

Vendimi për ta pranuar Kosovën është marrë sot në Kongresin e UEFA-s në Budapest, ku 28 vende kanë ngritur dorën në favor të Kosovës.24 vende të tj era votuan kundër, ndërsa 2 vota u shpallën të pavlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat