Mimoza Kusari e Ilir Deda fotografohen nga kreu i partisë së re

Lajme

Mimoza Kusari e Ilir Deda fotografohen nga kreu i partisë së re

Më: 2 maj 2016 Në ora: 20:33

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka shpërndarë në faqen e saj në Facebook një fotografi me tashmë ish anëtarin e Vetëvendosjes, Ilir Dedën, duke konfirmuar se janë bashkë në partinë e re, e cila do të quhet Iniciativa.

Në tekstin përshkrues të fotografisë, Kusari Lila ka bërë me dije se edhe kreu i Iniciativës është zgjedhur, mirëpo nuk ka dashur të tregojë se kush është ai apo ajo.

“Nuk është selfie, por e realizuar nga personi i tretë që është Kryetari/ja e Iniciativës”, ka shkruar Kusari Lila.

Deri më tani është përfolur se në këtë subjekt të ri politik do të ketë emra të njohur për publikun, duke u nisur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e emra të tjerë.

Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit Riinvest, e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë subjekt politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat