“Keq janë rrokë pejantë mes veti”, Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi

Lajme

“Keq janë rrokë pejantë mes veti”, Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi

Më: 2 maj 2016 Në ora: 13:45

Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi janë rrokë keq mes vete. Që të dy pejanë, që të dy në PDK dhe që të dy synojnë postin vakant të Zëvendëskryeministrit të cilin e la Hashim Thaçi pas zgjedhjes së tij president i vendit. Posti i zëvendëskryeministrit i ishte premtuar Ramiz Kelmendit qysh kur ishte anëtarësuar në PDK dhe kjo vonesë e emërimit të tij është bërë deri në zgjedhjen e Thaçit president.

Por në këtë pozitë synon të rikthehet përsëri Hajredin Kuçi i cili tashmë ka deklaruar se me reformatizimin e Qeverisë do të lë Ministrinë e Drejtësisë.

Siç merr vesh Botapress, nga burimet e brendshme të PDK-së, kjo është edhe arsyeja kryesore që Ramiz Kelmendi ia ka kthyer shpinën edhe PDK-së pasi dy vjet më parë u largua edhe nga AAK-ja.

Në një takim të fundit javën e kaluar është mbajtur në selinë e PDK-së mes anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të kësaj partie, janë “thyer shtizat” keq mes Hajredin Kuqit e Ramiz Kelmendit, në ndërkohë që ky i fundit duke e parë fuqinë politike të Kuqit në parti, është dorëzuar dhe është larguar nga PDK-ja.

Deri më tash është nga PDK-ja janë larguar edhe tre deputetët të tjerë e ata janë: Gëzim Kelmendi, Shaip Muja dhe Margarita Kadriu, ndërkaq kjo parti së fundi ka mbetur edhe pa Ramiz Kelmendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat