Me nderime të larta ushtarake varroset Shasivar Makolli (Video)

Lajme

Me nderime të larta ushtarake varroset Shasivar Makolli (Video)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:44

Me nderime të larta ushtarake dhe në praninë të shumë bashkëveprimtarëve dhe figura të njohura publike është varrosur në Prishtinë veprimtari i çështjes kombëtare Shasivar Makolli.

Veprimtari Makolli ka ndërruar jetë dje papritmas në moshën 66 vjeçare.

I ndjeri Makolli që nga viti 1981 e deri në çlirimin e Kosovës ka punuar pa reshturpër organizim dhe fuqizim të rezistencës kundër pushtuesit serb.

Bashkëveprimtarët e tij e kujtojnë atë si një njeri që tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare.

Shaban Muja e kujton të ndjerin si një njeri që kishte vullnet të madh për të punuar për Kosovën ndërsa humbja e tij, sipas Mujës do të lë boshllëk të madh në shoqëri.

Muja: Shasivari shquhej për reflektim pozitiviteti

“Shasivar Makollit na la të stepur të gjithëve, sepse nuk e pritëm që Shasivari, i cili shquhej për reflektim pozitiviteti, për vullnetin e madh që kishte, të na lë, duke krijuar një boshllëk të madh në shoqërinë tonë, ndaj e kamë shumë të vështirë të gjej fjalë për të shprehur dhimbjen, por edhe për të përshkruar jetën e jashtëzakonshme që jetoj shoku ynë”,tha Muja gjatë fjalës lamtumirëse.

Shasivar Makolli gjatë vitit 1999 ka punuar në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së në Prishtinë Adem Demaçit.

Në emër të kësaj zyreje një fjalë rasti ka mbajtur Albin Kurti, që ka qenë edhe zëdhënës i UÇK-së.

Albin Kurti e kujton Makollin si njërin ndër veprimtarët që ka rrezikuar jetën për lirinë e popullit

Kurti: Shasivari veprimtar që rrezikoi jetën për lirinë e popullit

“Jemi mbledhur sot këtu që t’i japim lamtumirën e fundit këtu ‘Çalit’, një njeriu dhe një shqiptari, këtij qytetari e këtij veprimtari, i cili jo vetëm që shpesh e rrezikoi jetën e vetë për lirinë e popullit, por e rrezikoj atë vazhdimisht, sikur para luftà «s ashtu edhe pas luftës. Të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare e dinë mirë se për luftën çlirimtare ka shumë punë përgatitore dhe lufta nuk bëhet pa atë punën që i paraprin luftës dhe aty një rol shumë të rëndësishëm kishte ‘Çali’ ynë. Ai nuk e kurseu veten e tij as familjen e tij duke bërë me dhjetëra udhëtime të rrezikshme nëpër rrugë vdekjeprurëse... Ne ‘Çalin’ do ta kujtojmë ashtu siç ishte përherë. Pra i qeshur e i dashur pavarësisht situatës, pavarësisht vendit e kohës”,tha Kurti.

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Shasivar Makolli kanë arritur shumë telegrame ngushëllime nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe nga diaspora. Telegrame ngushëllimi kanë ardhur nga Fondi “nderi i kombit, Adem Demaçi”, Shoqata Kulturore “Mëmëdheu” nga Zvicra, “Lëvizja për Integrime” e Luginës së Preshevës, etj.

Në varrim të Makollit kanë marrë pjesë deputetë të Kuvendit të Ko sovës dhe ministra të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat