Ahmeti: Konfiskohen 58 automjete të taksive ilagale në Prishtinë

Lajme

Ahmeti: Konfiskohen 58 automjete të taksive ilagale në Prishtinë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:37

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti ka njoftuar se Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion treditor për largimin e taksive ilegalë.

Po ashtu, Ahmeti ka thënë se janë konfiskuar 58 automjeteve dhe kanë filluar procedurat kundërvajtëse kundër pronarëve të tyre.

“Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion treditor për largimin e taksive ilegalë, të cilët po e dëmtojnë trafikun urban të qytetit. Me këtë rast janë konfiskuar 58 automjeteve dhe kanë filluar procedurat kundërvajtëse kundër pronarëve të tyre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./A.M.

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion treditor...

Posted by Shpend Ahmeti për Prishtinën on Sunday, February 14, 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat