Kusari-Lila vazhdon të vizitojë bizneset gjakovare

Lajme

Kusari-Lila vazhdon të vizitojë bizneset gjakovare

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:09

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është duke vazhduar vizitat kushtuar bizneseve në qytetin që ajo udhëheq. Në kuadër të këtyre vizitave, sot ajo vizitoi fabrikën për prodhimin e tullave IMN “BAU-BLLOK”, takoi menaxhmentin për prodhimin e pajisjeve kundër zjarrit “Tekniku”, si dhe sallonin e prodhimeve dhe gjësendeve artizanale për nusëri “Tina”.

“Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, sot në një vizitë që ka bërë në fabrikën për prodhimin e tullave IMN “BAU-BLLOK”, është njoftuar për ecurit dhe përpjekjet e veprimtarisë së kësaj kompanie në procesin e prodhimit. Po ashtu, nga kjo kompani është njoftuar edhe për shtimin e numrit të punëtorëve dhe investimet në teknologjinë prodhuese. Kjo kompani aktualisht ka startuar me 150 punëtorë, ndërsa para disa ditësh ka shtuar numrin e punëtorëve në 180 sish, është thënë nga strukturat udhëheqëse të fabrikës”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, njofton Komuna e Gjakovës, paas kësaj vizite, një takim tjetër është zhvilluar edhe me menaxhmentin për prodhimin e pajisjeve kundër zjarrit “TEKNIKU”.

“Në këtë vizitë, kryetarja Kusari Lila përmes menaxherit të kësaj ndërmarrje Visar Lluka, është njoftuar me produktet prodhuese kundër zjarrit. Ndërkohë, që n ga ana e pronarit Lluka është paraqitur edhe kërkesa për punëtorë të rijnë profesionist që janë në mungesë në tregun e punës në këtë profesion delikat por edhe çështje tjera teknike.”

Dhe, në fund të agjendës për vizitat në këtë ditë, kryetarja ka vizituar edhe sallonin e prodhimeve të gjësendeve artizanale festive për nusëri.

“Pronarja e sallonit të nusërisë “Tina” e ka njoftuar kryetaren me procesin dhe ecurit prodhuese të artikujve që tregu i kërkon për ahengje dasmore si jeleka, dallama, këpucë e artikuj tjerë nga ari. Njëkohësisht kryetarja është njoftuar edhe për planet në drejtim të zgjerimit të prodhimtarisë së kësaj kompanie private”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat