Aderimet në subjekte politike meteorolog i parashikimit të zgjedhjeve

Lajme

Aderimet në subjekte politike meteorolog i parashikimit të zgjedhjeve

Nga: Arben Sylejmani Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:55

“Meteorolog i parashikimit të zgjedhjeve janë edhe aderimet e largimet, por edhe kriza politike e cila nuk po duket të jetë e tejkaluar pa kaluar përmes një procesi zgjedhor të parakohshëm parlamentar. Konformë kësaj, zgjedhjet nuk janë ajo më e keqja që mund t’i ndodh Kosovës, por janë bërë nevojë për t’ia treguar secilit vendin e vet”, ka thënë Albinot Maloku.

Mbajtja e takimeve të njëpasnjëshme të krerëve të PDK-së me strukturat e këtij subjekti politik nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, dhe aderimi i figurave të ndryshme nëpër parti politike po konsiderohet si tregues se vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave të mërkurën në mbrëmje, PDK-ja ka bërë të ditur se në shënimin e 16 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës në Kaçanik, kanë aderuar mbi 100 anëtarë të rinj, nga partitë e tjera, kryesisht nga radhët e AAK-së.

“Pas aderimeve të tre anëtarëve te Kuvendit Komunal nga radhët e AAK-së, në PDK, tanimë kanë kaluar edhe 100 të rinj të tjerë nga AAK-ja, LDK-ja dhe Vetëvendosja”, thuhet në komunikatë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati nuk ka dashur të komentoj këto aderime, por ai ka thënë se takimet e PDK-së me strukturat e saj asocojnë më një lloj fushate.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat