Edhe dy deputet nga Drenica i shtohen Kuvendit, ja kush janë ata

Lajme

Edhe dy deputet nga Drenica i shtohen Kuvendit, ja kush janë ata

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:20

Dorëheqja e sotme e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa – Remi, për arsye të cilat i kanë bërë të ditura, do të sjell në ulëset e Kuvendit dy deputet të rinj.

Dyshja që pritet të marr mandatin e deputetëve sipas votimit në “Zgjedhjet e Përgjithshme 2014”, sipas renditjes së votave të fituara del të jenë Abdyl Ymeri (8,549 vota) dhe Bislim Zogaj (8,500 vota). Dy deputetët e rinj vijnë nga rajoni i Drenicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat