​Opozita nuk ka më zgjidhje, pos protestave

Lajme

​Opozita nuk ka më zgjidhje, pos protestave

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 14:50

Shumë tentime iu dështuan sot deputetëve të Opozitës për të qenë prezent në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës, ku pozita po zhvillon aktualisht seancën e rregullt.

Pas mbledhjes së kryesisë ata u përjashtuan nga salla.

Aida Dërguti, po e quan sjellje diktatoriale atë të kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli, përderisa tregoi para gazetarëve se më nuk do të tentojnë të futen brenda.

Dërguti tha se opozitës nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër pos daljes në protesta.

Për datën nuk tregoi, por Dërguti, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se shumë shpejtë do t’i ftojnë qytetarët që t’iu bashkëngjiten në protesta, pasi kjo që po ndodh tani nuk është demokratike./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat