Këshilltari i kryeministrit Mustafa ragon ashpër ndaj Erjon Braçes

Lajme

Këshilltari i kryeministrit Mustafa ragon ashpër ndaj Erjon Braçes

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 19:49

Shefi i kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Sokol Havolli, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe.

Havolli ka thënë se Braçe, i cili punon në Ligjin për Dekriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë të punojë për dekriminalizim dhe mos ta inkurajojë kriminalizimin e Kuvendit të Kosovës, për shkak të afërsisë ideologjike me njerëz që nga mëngjesi në darkë ofendojnë, sulmojnë dhe përpiqen që të zhysin Kosovën në anarki ai ajo e vitit 1997 në Shqipëri.

“Erjon Braçe, nga Shqipëria, që punon në Ligjin për Dekriminalizim të Kuvendit të Shqipërisë na paska ligjëruar çka është fundi, e çka fillimi i një shteti. Për më shumë, ai na paska treguar se kush vjedhë e kush nuk vjedhë në Republikën e Kosovës.

Për të, është normal arma në Kuvend të Kosovës, por nuk është normal të ndiqet nga institucionet e pavarura ai që e përdorë atë armë.

Fat i keq, që Shqipëria nuk e ka një politikan si Erjon Braçe në skenën e saj politike, këto 20 vjetët e fundit, se ndoshta Shqipëria nuk do kishte fare nevojë, në vitin 2015, për ligj dekriminalizimi.

Andaj, është mirë që z. Braçe të punojë në dekriminalizim të Kuvendit të Shqipërisë, e të mos inkurajojë kriminalizimin e Kuvendit të Kosovës, për shkak të afërsisë ideologjike me njerëz që nga mëngjesi në darkë ofendojnë, sulmojnë dhe përpiqen që të zhysin Kosovën në anarki ai ajo e vitit 1997 në Shqipëri.”, ka shkruar shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli.

>>Braçe: Nuk pranoj kurrë që të arrestohet një deputet që nuk vjedh, nuk korruptohet dhe nuk vret

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat