Arrestimet në Kosovë, reagimet e para nga shteti amë

Lajme

Arrestimet në Kosovë, reagimet e para nga shteti amë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 19:14

Kam menduar se koha kur politikanët për bindje ndryshe dërgohen në burg kishte kaluar, por ajo ende po ekzistuaka në Prishtinë, ka thënë deputeti shqiptar nga Partia Socialiste, Erion Braçe, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Prishtinë, kur policia arrestoi deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Kur policia hyn brenda selisë se një Partie ky natyrisht që është fundi”, ka thënë Braçe.

“Nuk do te bie dakord ndonjëherë me ato qe kane ndodhur brenda ne Kuvendin e Kosovës. Nuk i pranoj dhe as mendoj se janë zgjidhje për problemet politike e shtetërore në Kosovë.

“Por, nuk do të pranoj kurrë që policia të arrestojë në seri djem e vajza të një partie politike. Nuk do të pranoj kurrë që të arrestohet një deputet që nuk vjedh, nuk korruptohet, nuk vret”.

“Pamje të tmerrshme këto që po shoh para selisë së Vetëvendosjes në Prishtinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat