"Shqiptari më i urryer", Martin Shkreli nuk mban premtimin për uljen e çmimit të ilaçit kundra HIV

Lajme

"Shqiptari më i urryer", Martin Shkreli nuk mban premtimin për uljen e çmimit të ilaçit kundra HIV

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 08:58

Martin Shkreli, multimilioneri shqiptar, i konsideruar njeriu më i urryer në botë, vazhdon të mbajë me 5000 % çmimin e ilaçit për trajtimin e HIV, pavarësisht zotimeve për ta ulur atë pas protestave ndërkombëtare.

Shefi ekzekutiv i Kompanisë Farmaceutike Turing bleu të drejtat nga Daraprim, një ilaç për trajtimin e njerëzve me sistem imun të dobësuar të shkaktuar nga sëmundja e HIV.

Ai e rriti çmimin e pilulës me 5000% nga 13.5 dollarë për pilulë e çoi në 750 dollarë. Pasi u kritikua nga grupet mjekësore, eksperët e shëndetit dhe nga kandidatët presidencilaë të dy anëve politike, 32-vjeçari u zotua se do të ulë çmimin e pilulës, por nuk e specifikoi shumën.

Por tani duket se Kompania Farmaceutike Turing nuk do ta ulë çmimin e ilaçit pasi “do të kthehej në përfitim për pacientët”.

Por kompania tha se do të ulë çmimet e pilulave nëpër spitale me 50%.

Gjatë një njoftimi për shtyp, kompania tha se përveç shkurtimeve të çmimeve nëpër spitale, disa pako mostra do t’u jepen mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat