Politikanët shqiptar duhet ta kenë model dhe frymëzim kryeheroin shqiptar, Skënderbeun

Lajme

Politikanët shqiptar duhet ta kenë model dhe frymëzim kryeheroin shqiptar, Skënderbeun

Nga: Arben Sylejmani Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:15

Festa e 28 nëntorit është festa më e madhe për kombin shqiptar, pasi që kjo datë shënon lindjen e shtetit shqiptar, pasi që Ismail Qemali me shokët e tij shpalli pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Andaj, dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë për kombin shqiptar, edhe pse për fat të keq një pjesë e madhe e territoreve shqiptare mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë.

Historian dhe analistë thonë se kjo festë nuk do të kishte kuptim, madje mund edhe mos të ekzistonte fare pa heroin gjithë kombëtar, Skënderbeun.

Shala: klasa politike shqiptare ta merr si model Skënderbeun


Historiani Azdren Shala thotë se pa dyshim se elitat politike duhet marrë si model figurën e të madhit Skënderbe për t’i shërbyer atdheut dhe kombit shqiptar.
“Unë mendoj se nëse forcat politike shqiptare po ta merrnin si model Skënderbeun, për ti shërbyer kombit shqiptar, sot shqiptarët padyshim do të ishin populli më i avancuar edhe më evropian në të gjithë rajonin. Si askush tjetër deri më sot në historinë e popullit shqiptar, nuk ka qenë më evropianë në veprimtarin e tij si politikan dhe ushtarak se sa Skënderbeu”, thotë Shala.
Sipas tij, luftërat e Skënderbeut për 25 vite përballë Perandorisë Osmane, e bëjnë atë të krahasohet me figura të mëdha të historisë.
“Rikthimi i tij në Krujë, zgjidhja e tij për ta luftuar perandorinë osmane, duke e mbrojtur kështu për plot 25 vite si vendin e tij, ashtu edhe civilizimin evropianë, e bëjnë Skënderbeun figura më unike dhe më universale që ka pasur historia e Shqipërisë, por edhe e Evropës në përgjithësi, krahas Napoleonit dhe Aleksandrit të madh”.
“Prandaj sot nëse dikush nga elita politike shqiptare, ka një projekt për ti unifikuar shqiptarë, dhe për t’i kontribuar për një Evropë të bashkuar përmes faktorit shqiptar, padyshim që duhet të merret shembull Skënderbeu”, thotë Shala.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat