“Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez”

Lajme

“Hitleri nuk donte t’i vriste hebrenjtë, e bindi myftiu palestinez”

Më: 21 tetor 2015 Në ora: 13:02

Kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, gjatë Kongresit të 37 Botëror Sionist, deklaroi se Hitleri, i cili nuk donte të shfaroste hebrenjtë, por t’i dëbonte, u bind për “Zgjidhjen Përfundimtare” nga myftiu i Jerusalemit, Haj Amin Al-Husseini.

“Hitleri në atë kohë nuk donte t’i shfaroste hebrenjtë por t’i dëbonte. Myftiu vajti dhe i tha ‘nëse i dëbon’, do të vijnë në Palestinë. ‘Çfarë duhet të bëj?’ Myftiu iu përgjigj, ‘Digji’”, deklaroi Netanyahu gjatë kongresit Sionist.

Nga ana tjetër nuk vonoi reagimi i liderit të opozitës izraelite, Isaac Herzog, mbi deklaratat e Netanyahut.

“Një shtrembërim i rrezikshëm. I kërkoj Netanyahut ta korrigjojë menjëherë sepse minimizon Shohan… dhe përgjegjësinë e Hitlerit në katastrofën e tmerrshme të popullit tonë”, theksoi Isaac Herzog.

“Komentet e kryeministrit janë fruta të gatshme për mohuesit e Holokaustit. Historianët kanë vërtetuar se Hitleri planifikonte të shfarroste hebrenjtë vite para se ai të takohej me Husseinin”, vazhdoi Herzog.

“Netanyahu i urren aq shumë palestinezët sa që është gati të shfajësojë Hitlerin për vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve”, dekalroi nga ana e tij negociatori palestinez, Saeb Erekat.

Ky pretendim është ngritur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore por historianët më pas e kanë hedhur posht gjerësisht.

Al Hussein vdiq në azik në Kajro në vitin 1974, i kundërshtuar fuqishëm nga organizata nacionaliste palestineze PLO (Organizata për Çlirimin e Palestinës).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat