Kah po shkon Kosova?

Lajme

Kah po shkon Kosova?

Nga: Ridvan Emini Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:09

Pozicionimi i partive politike në raport me çështje të caktuara, është tregues i zhvillimeve jo vetëm aktuale, por edhe atyre që do të pasojnë, kurse kjo është një karakteristikë për çdo shtet normal në botë. Por, një përcaktim i tillë ka parakushtet e tij, duke u nisur nga vetë programet e subjekteve politike që janë në fakt parakushti thelbësor i cili i mundëson një subjekti shpalosjen e vizioneve për shtetin e në veçanti për jetën e qytetarit. Një situatë ku partitë politike kanë programet e tyre thjeshtë sa për t’i pasur, përveç që tregon stadin e zhvillimit të mendimit politik që mbretëron brenda partive, fletë edhe për shumë mangësi të tjera me të cilat partitë ballafaqohen, por edh e tregojnë për një shqetësim që do të duhet të ishte shumë më alarmues, e kjo është një popullatë, e cila duke heshtur defektet e partive të cilat i voton, sikurse është pajtuar me fatin që ka.

Jo transparent

Pozicionimi politik i partive në Kosovë, me disa përjashtime të vogla, asnjëherë nuk ka qenë i qartë dhe assesi jo transparent, kurse në ato raste kur ka qenë transparent apo më mirë të thuhet kur ka pas brumë të mjaftueshëm që diçka të prezantohet, ka qenë i shoqëruar vetëm me karakter deklarativ, por jo edhe me angazhime të vërteta. Mungesa programore apo edhe mungesa e sinqeritetit për t’ju përkushtuar së paku zotërimeve elektorale, po krijon në Kosovë një situatë e cila po lëviz në drejtim negativ, kurse në përditshmërinë e qytetarit të zakonshëm reflekton gradualisht me atë që në Kosovë me plotë të drejt po quhet humbja e shpresës.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat