ISIS afër shkatërrimit total nga sulmet ruse (Video)

Lajme

ISIS afër shkatërrimit total nga sulmet ruse (Video)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:04

Sipas ministrisë së mbrojtjes ruse, militantët e Shtetit Islamik kanë humbur thuajse të gjithë municionin dhe automjetet ushtarake si pasojë e sulmeve ajrore të Rusisë që po vazhdojnë me një intensitet të lartë ndaj pozicioneve terroriste.
Të paktën 86 caqe janë goditur nga gjithsej 88 sulme në 24 orët e fundit.
Bombarduesit rus Sukhoi Su-24M dhe Su-34, me mbështetjen Su-25SM kanë sulmuar nga ajri caqet e Shtetit Islamik në Raqqah, Hama, Idlib, Latkia dhe Aleppos.
Ndërkaq, sipas njoftimit të ministrisë së mbrojtjes bombarduesit kanë goditur qendra komanduese, depo të municionit dhe armëve, automjete ushtarake, punishte për prodhimin e eksplozivëve si dhe kampe dhe baza të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat