Shkon në nëntë numri i policëve të lënduar. Arrestohen 8 protestues (Foto)

Lajme

Shkon në nëntë numri i policëve të lënduar. Arrestohen 8 protestues (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 00:47

(E plotësuar)- Policia e Kosovës konfirmon se janë duke arrestuar disa persona që njihen si përgjegjës për situatën e krijuar, të cilët kanë dhunuar objektet shtetërore dhe kanë ushtruar dhunë ndaj forcave policore të Kosovës. Deri tash konfirmohen tetë persona të arrestuar.

Ndërkohë Baki Kelani nga Policia e Kosovës, na konfirmon se janë 7 policë të lënduar, tre prej tyre janë duke u trajtuar në emergjencë dhe janë në gjendje të rëndë. Kelani na konfirmon se është edhe një qytetar i lënduar.

Për momentin konfirmohet një veturë e djegur e prokurorisë së Shtetit.

Ndërkohë kjo është gjendja momentale e rrugës para stacionit policorë Qendra, dhe para selisë së Vetëvendosjes, në kryeqytet.

​Shtatë policë të lënduar, tre në gjendje të rëndë. Arrestohen 8 protestues

Policia e Kosovës konfirmon se janë duke arrestuar disa persona që njihen si përgjegjës për situatën e krijuar, të cilët kanë dhunuar objektet shtetërore dhe kanë ushtruar dhunë ndaj forcave policore të Kosovës. Deri tash konfirmohen tetë persona të arrestuar.

Ndërkohë Baki Kelani nga Policia e Kosovës, na konfirmon se janë 7 policë të lënduar, tre prej tyre janë duke u trajtuar në emergjencë dhe janë në gjendje të rëndë. Kelani na konfirmon se është edhe një qytetar i lënduar.

Për momentin konfirmohet një veturë e djegur e prokurorisë së Shtetit.

Ndërkohë kjo është gjendja momentale e rrugës para stacionit policorë Qendra, dhe para selisë së Vetëvendosjes, në kryeqytet. /KosovaPress/

Lëndohen shtatë polic pas përleshjeve, tre më rëndë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për transmetusin publike se situata tani është më e qetë.
Ne kemi konfirmuar se në bazë të informacioneve të teren, janë lënduar shtatë zyrtarë policor ku tre prej tyre janë më rëndë të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

Kelani ka theksuar se në mesin e të lënduarve ka qenë edhe një qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat