A po i vjen fundi kryetarit 20 vjeçar të Vienës?

Lajme

A po i vjen fundi kryetarit 20 vjeçar të Vienës?

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 17:58

Kryetari Michael Haupl ka fituat 5 palë zgjedhje dhe anketat nxjerrin fitues edhe në zgjedhjet e ardhshme. Por politika e tij “një zemër për refugjatët” duket sa ka tensionuar shumë austriakë të kryeqytetit duke ndryshuar mendim e për të votuar për eksremistin e djathtë, HC Strache. Ky i fundit, përkundër mbështetjes së ulët që ka pasur nga vjenezët, pretendon fitoren në zgjedhjet e nesërme të 11 Tetorit. Politika e tij kundër refugjatëve, selefistëve ka rezultuar pozitive pasi nxjerrin në anketa me 35% mbështetës, 5 pikë më pak nga kundërshtari i majtë.
Fitimi i dyfish më tepër të votave në Austrinë e Epërme, mendojnë disa ekspertë, se mund të ndodh edhe në Vjenë, duke e bërë ndër të vetmet kryeqytete në BE me një kryetar të ekstremit të djathtë.Dy partitë tjera, Të Gjelbërit dhe OVP, janë shumë larg nga pretendimet për të fituar Vjenën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat