​Vuçiç nuk vjen në Shqipëri

Lajme

​Vuçiç nuk vjen në Shqipëri

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:11

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç nuk do jetë nesër në Shqipëri për të parë ndeshjen në Elbasan Arena.
Ndërsa prej ditësh diskutohej ardhja ose jo e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, vjen konfirmimi zyrtar.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç nuk do jetë nesër në Shqipëri për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Mësohet se Vuçiç nesër do të takohet me zyrtarin britanik Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi.

Në këtë mënyrë ai shmang praninë në ndeshjen e shumëpritur të futbollit mes dy vendeve, për të cilën ishte ftuar edhe nga Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat