Rasim Selmanaj i lumtur që ndodhet në helikopter, bën edhe selfie

Lajme

Rasim Selmanaj i lumtur që ndodhet në helikopter, bën edhe selfie

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:58

Kryetari i Deçanit, ka bërë një xhiro me helikopter, së bashku me gjeneralin e KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.

Rasim Selmanaj shihet duke qeshur dhe në humor të mirë, teksa mbanë kufjet në vesh.

Për dallim nga lideri i partisë së tij, Ramush Haradinaj që nuk bën “selfie”, vartësi i tij ka vepruar ndryshe.

Këtë udhëtim që ishte për një vizitë studimore, Selmanaj nuk e ka lënë pa një “selfie”, me gjeneralin Miglietta.

“Sot për herë të parë provova ndjenjën me fluturu me helikopter” ka shkruar Kryetari Selmanaj, përbri fotografisë së postuar në Facebook.

“Veç pak” është përgjigjur Selmanaj me mahi, kur është pyetur nëse është frikësuar në helikopter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat