Absurde: Tenton ta fshehë targën 3Z, duke e mbështjellë me letër

Lajme

Absurde: Tenton ta fshehë targën 3Z, duke e mbështjellë me letër

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 23:12

Se veturat zyrtare keqpërdoren, ky tashmë është lajm i zakonshëm.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe këtë fundjavë, në mbrëmje, kur punonjësit qeveritar janë në pushim.

Duke e ditur se veprimi i tij është i jashtëligjshëm, ai është përkujdesur që të mbulojë pjesën e tabelës së veturës ku shkruhet “3Z”.

Megjithatë letra e dobët duket ta ketë tradhtuar dhe përshkrimi identifikues për veturat zyrtare është vërejtur nga një qytetar.
Ai ka bërë foto dhe të njëjtat i ka publikuar në rrjetin social Facebook, për ta dëshmuar keqpërdorimin e pasurisë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat